Marquez: Pas garës së fundit jam stërvitur mirë

Formula 1

Marquez: Pas garës së fundit jam stërvitur mirë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:22
Marquez: Pas garës së fundit jam stërvitur mirë

Këtë fundjavë, botërori i MotoGP do të spostohet në Gjermani, aty ku Marc Marquez ka fituar nga viti 2013.

Pra, 7 fitore radhazi (vitin 2020 nuk u zhvillua gara), një pistë e dashur për pilotin spanjoll të Honda, që shpreson të jetë i suksesshëm edhe këtë vit.

“Pas garës së fundit jam stërvitur mirë. Kemi bërë edhe disa teste që më kanë shërbyer për të rikuperuar. Sa më shumë të xhiroj në pistë aq më mirë është për mua, pasi krahu bëhet edhe më i fortë”, u shpreh Marc Marquez.

“Në Barcelona kam zhvilluar 7 xhirot më të mira të këtij sezoni para se të rrëzohesha. Shpresoj që ky trend të vijojë në Sachsenring, për të qenë kompetitiv edhe pse e di që pritshmëritë janë larg podiumit”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat