Zhgënjimi

Formula 1

Zhgënjimi

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:42
Zhgënjimi

Zhgënjimi në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Francë është lënë pas krahëve nga Mercedes, që përgatiten për sfidën e radhës, garën e Austrisë.

Në pistën e Stiria do të zhvillohen dy gara radhazi dhe Toto Wolff shprehet se makina gjermane është gati për t’u rikthyer te fitorja. “Fakti që rikthehemi menjëherë në pistë na ndihmon për të replikuar menjëherë”, tha Toto Wolff.

“Analizuam në detaje garën e Francës dhe kuptuam se cilat janë zonat se ku duhet të punojmë më shumë. Për publikun ky sezon mbetet padyshim më i bukuri, ndaj çdo pikë në pistë ka rëndësi për titullin. Ndërsa ne kemi lënë shumë pikë rrugës deri më tani.

Duam të rikthejmë fitoren, por duhet të jemi gjatë gjithë kohës në sulm, duke qenë të shpejtë që në provat e lira”, u shpreh shefi i Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat