Rossi është pranë lamtumirës

Formula 1

Rossi është pranë lamtumirës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:45
Rossi është pranë lamtumirës

Valentino Rossi është pranë lamtumirës nga MotoGP. Është vetë piloti italian i Yamaha Petronas, legjenda e motoçiklizimit, ai që ka konfirmuar se me shumë gjasa nuk do të garojë vitin tjetër.

“Nuk kam vendosur ende, do të marr një vendim gjatë pushimeve verore. Do të flas me Yamaha dhe skuadrën. Duam të arrijmë rezultate të mira, por ky fillimsezoni nuk ka qenë fantastik”, tha Rossi.

“Do të jetë e vështirë për mua të garoj sërish edhe vitin tjetër. Shumë persona më thonë të garoj motorin e skuadrës time, VR46, që do të përdorë Ducati sezonin tjetër, por do të jetë e vështirë që kjo gjë të ndodhë”, tha Rossi.

“Ata më kërkojnë të garoj, por nuk e shoh veten duke pilotuar motorin tim. Edhe me Yamaha kam një marrëdhënie të mirë. Yamaha do të mbesë në zemrën time”, u shpreh 42-vjeçari Valentino Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat