Laszlo Szasz fiton me rekord, Canolli i pari në kampionatin vendor

Formula 1

Laszlo Szasz fiton me rekord, Canolli i pari në kampionatin vendor

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:39
Laszlo Szasz fiton me rekord, Canolli i pari në kampionatin vendor

Gara e disiplinës malore, Kulla 2021, e vlefshme edhe për FIA CEZ është karakterizuar edhe me rekordin e ri në këtë shteg, të cilin e arriti hungarezi Laszlo Szasz.

Shtegun prej 5.6 kilometra, ai me Raynard Zytek e kaloi për kohën 03:11.287 minuta.

“Në radhë të parë jam i kënaqur me mikpritjen, e cila ishte shumë e mirë edhe në vitin e kaluar dhe kjo është arsyeja që kam ardhur përsëri.

Image

Edhe sot gara ishte mjaft e mirë, ndërsa sigurisht që sivjet jam edhe më i kënaqur për faktin se vendosa rekord të ri të shtegut”, ka thënë Szasz pas fitores.

Rekordin e mëparshëm e mbante Bardhyl Canolli, i cili në vitin 2018 pati fituar me kohën pre 03:11.782 minuta.

Pikërisht Canolli, me Radical SR8 LM ishte i dyti në plasmanin e përgjithshëm me vonesë prej 12.688 sekonda (përfshirë të dyja vozitjet), ndërsa podiumi i fituesve u plotësua nga polaku Gregorz Duda me Hyundai i20.

Sa i përket kampionatit vendor, Canolli e ka vazhduar dominimin, duke u renditur në pozitën e parë edhe këtë herë. Pozita e dytë i takoi Gazmend Demollit, ndërsa i treti u rendit Ernest Daka.

Në konkurrencën ekipore, në tri pozitat e para u renditën Prishtina Racing Team, Prizreni D&G dhe Eurogoma Racing Team.

Rezultatet komplete në plasmanin e përgjithshëm nëpër klasa mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

 

FIA CEZ INTERNATIONAL HILL CLIMB KOSOVA HILL CLIMB CHAMPIONSHIP KULLA, PEJA 26-27 June 2021 - TRANING

Posted by KS Timing on Sunday, June 27, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat