Wolff kërcënon Red Bull

Formula 1

Wolff kërcënon Red Bull

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:45
Wolff kërcënon Red Bull

Pas dy garave zhgënjyese në Austri, botërori i Formula 1 do të spostohet në Angli, në pistën e Silverstone, në shtëpinë e Lewis Hamilton. Piloti britanik i Mercedes ka 32 pikë disavantazh në renditje ndaj Max Verstappen.

Gjithsesi, shefi i Mercedes, Toto Wolff beson se në pistën britanike situata do të ndryshojë.

“Në përgjithësi, në garat e fundit limituam dëmet, duke parë gjithçka ka ndodhur.

Tani do të shkojmë të garojmë në Silverstone, do t’i lëmë pas të gjithë me më shumë se 30 sekonda dhe do të korrim një fitore të dyfishtë me pilotët tanë”, u shpreh Toto Wolff, që pret një ndryshim të trendit në pistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat