Schumacher: Mezi pres garën e radhës në Silverstone

Formula 1

Schumacher: Mezi pres garën e radhës në Silverstone

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 20:00
Schumacher: Mezi pres garën e radhës në Silverstone

“Mendoj se pas çdo gare po përmirësohemi të gjithë, unë si pilot dhe makina”, u shpreh 21-vjeçari Mick Schumacher, piloti i Hass në Formula 1.

Djali i Michael Schumacher debuton këtë sezon në Formula 1 dhe shprehet i kënaqur me ecurinë.

“Ndjej se po bëhem më i fortë nga gara në garë. Kur kaloj më shumë kohë me skuadrën është një armë më shumë për mua, më argëtuese. Mezi pres garën e radhës në Silverstone për të synuar një rezultat edhe më të mirë se në Austri”, ka thënë Mick Schumacher.

Edhe drejtori sportiv i Haas, Guenther Steiner, mendon pozitivisht për pilotin e ri gjerman: “Faza e përshtatjes dhe e rritjes nga gara në garë po ecën mirë. Të dy, Mick e Nikita po ecin mirë, po përmirësohen. Për fat të keq, nuk u japim dot një makinë më të shpejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat