F1 prezanton makinën e sezonit të ardhshëm

Formula 1

F1 prezanton makinën e sezonit të ardhshëm

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:04
F1 prezanton makinën e sezonit të ardhshëm

Derisa në pistën e “Silverstounit” në fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Anglisë, drejtuesit e Formula 1, kanë prezantuar makinën që do të përdoren nga pilotët në vitin 2022.

Formula 1 ka paraqitur në vija të përgjithshme format bazike, që do të ketë një makinë në sezonin e ri.

Ky model i paraqitur në pistë, është bërë duke studiuar në detaje të gjithë rregulloren teknike dhe jep një ide se si do të jenë makinat e reja.

Njëvendëshet e reja që do të ndërtohen, synojnë të jenë më spektakolare në pamje dhe në garë, duke dhënë mundësi që të ketë më shumë parakalime dhe më pak probleme për të ndjekur makinat që janë përpara. Ajo që bie në sy, në shkim të parë është aerodinamika e përmirësuar ndjeshëm, sidomos në qarkullimin e ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat