Nuk ka pushim për automobilistët, në radhë auto sllallomi në Sllatinë

Formula 1

Nuk ka pushim për automobilistët, në radhë auto sllallomi në Sllatinë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:13
Nuk ka pushim për automobilistët, në radhë auto sllallomi në Sllatinë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me orar të ngjeshur. Në këtë fundjavë, në Sllatinë, mbahet gara e dytë në disiplinën e auto sllallomit, për femra dhe meshkuj.

Gara mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ndërsa paraqitja në garë bëhet në intervalin kohor 09:30 – 11:00. Gjatë kësaj kohe bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave.

Pas procedurave të zakonshme (takimi i Komisionit Sportiv, brifingu me garues dhe publikimi i listës startuese), vozitja testuese do të fillojë në orën 12:00 e 15 minuta pas përfundimit të saj nis vozitja e parë e garës zyrtare.

Gara në auto sllallom po bëhet gjithnjë e më atraktive, ndërsa edhe numri i femrave pjesëmarrëse po rritet vazhdimisht.

Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe institucionet synon që edhe gara e së dielës të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat