Aksident i frikshëm që në kthesat e para

Formula 1

Aksident i frikshëm që në kthesat e para

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:40
Aksident i frikshëm që në kthesat e para

Çmimi i Madh i Formula 1 në pistën e Silverston në Angli ka filluar me një aksident spektakolar, por që për pak çaste ka mbajtur në ankth të pranishmit dhe ata që po ndiqnin garën që zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Gara është ndalur pa mbaruar xhiro e parë e saj, pas një përplasje me barrierat të Maks Verstapen, i cili po duelonte me Luis Hemilton.

Në startin e garës, kjo dyshë nisi një duel shumë interesant duke ndërruar pozicionet kthesë pas kthese, derisa arritën në atë që mban emrin Kops. Hemilton u mundua të parakalonte në pjesën e brendshme të kthesës, por goditi dhe theu rrotën e djathtë të mbrapme të Verstapen duke sjellë daljen nga pista të makinës së holandezit.

Ky i fundit humbi plotësisht kontrollin e makinës e cila u përplas dhunshëm në barrierat mbrojtëse, për fat ato me goma.

Pas pak çastesh ankthi, piloti i cili kryeson Botërorin doli nga njëvendëshja e tij i shoqëruar menjëherë nga mjekët e pistës që e morën për kontrollet e detyrueshme mjekësore, por raportohet se nuk ka pasur probleme. Megjithatë, makina e tij u shkatërrua plotësisht, duke sjellë braktisjen nga ai të garës, e cila u ndal deri në rivendosjen e barrierës në vendin që u shkatërrua nga përplasja e makinës Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat