Hamilton ngadhënjen në Angli

Formula 1

Hamilton ngadhënjen në Angli

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:19
Hamilton ngadhënjen në Angli

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Silverstone.

Piloti britanik bëri një garë të mirë në pistën e shtëpisë së tij, duke rikuperuar në pjesën e dytë të garës një disavantazh të madh që kishte ndaj Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit i dyti. I treti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes.

Hamilton arriti të triumfojë edhe pse mori një penalitet prej 10 sekondash pas kontaktit me Max Verstappen (Red Bull) në xhiron e parë.

Holandezi doli nga pista dhe e mbylli këtë garë pa asnjë pikë, duke bërë që Botërori 2021 i Formula 1 të rihapet pas kësaj gare spektakolare. Tashmë diferenca është ngushtuar në 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat