Canolli fiton edhe në auto sllallom

Formula 1

Canolli fiton edhe në auto sllallom

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:52
Canolli fiton edhe në auto sllallom

Bardhyl Canolli është fitues i garës që u zhvillua të dielën në disiplinën e auto sllallomit, e dyta për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm Canolli i Eurogoma RT, i cili më shumë është i pasionuar në disiplinën malore, deri te fitorja ka arritur me kohën prej 01.40.124 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke e përfunduar garën pa asnjë penallti.

“Realisht unë më tepër jam i përqendruar te disiplina malore, por sot vendosa të marrë pjesë edhe për të testuar veturën para garës në Brezovicë.

Sigurisht që jam i kënaqur me fitoren, sepse çdo fitore e ka vlerën e saj dhe shpresoj që edhe në vazhdim të kampionatit të kem rezultate të mira”, ka thënë Canolli pas fitores. 

Image

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Valon Jahës, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Jeton Qerimin.

Në konkurrencën ekipore e para u rendit Prishtina RT, para AMTKK, Ferizajt, Eurogoma RT dhe Prizreni D&G.

Rezultatet komplete në klasa, plasman të përgjithshëm dhe konkurrencën ekipore mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. 

 
Posted by KS Timing on Sunday, July 18, 2021

 

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat