Drag Race me fitues të ri

Formula 1

Drag Race me fitues të ri

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:17
Drag Race me fitues të ri

Arif Trolli me Porsche 911 është fitues i garës Drag Race III, e cila gjatë kësaj fundjave u mbajt në Sllatinë. Shtegun me gjatësi prej 402 metrave, Trolli e kaloi për 09.870 sekonda, duke e u bërë fitues i garës Drag Race, në të cilën kohët e fundit ka dominuar Skender Potera.

“Për ne Drag Race nuk ka qenë tërheqës, sepse në Zvicër më shumë jemi të pasionuar pas garave tjera, por vendosëm të marrim pjesë dhe sigurisht jam i kënaqur me suksesin e arritur.

Duke marrë parasysh kushtet që janë në Kosovë, jam i kënaqur me organizimin dhe do të marrë pjesë edhe në të ardhmen, ndërsa pengesë për veturën time ishte cilësia e asfaltit dhe temperatura shumë e lartë, pasi më kushte tjera rezultati do të ishte edhe më i mirë”, ka thënë Trolli pas fitores.

Image

Në vozitjen finale ai ishte më i shpejtë se Gojart Potera, i cili me Audi RS6 doli i pari në Klasën 10.

Pavarësisht temperaturave të larta, interesimi i dashamirëve të shpejtësisë ishte i madh, ndërsa gara përfundoi në mënyrën më të mirë.

Rezultatet:
Divizioni FWD

Klasa 16
1.Gjengiz Hajrullahu (Opel Astra GSI)

Klasa 15
1.Selver Matoshi (Opel Astra)

Klasa 14
1.Arlind Krasniqi (Opel Corsa)
2.Eglantin Cani (Golf IV)

Klasa 13
1.Haxhi Berisha (Opel Astra)
2.Valdrin Behluli (Golf VII GTI)
3.Avni Kastrati (Golf II TDI)

Klasa 12
1.Rinor Vërbovci (Golf II)
2.Rexhep Alia (Golf II)
3.Lulzim Popaj (Opel Corsa)

Klasa 11
1.Labinot Syla (Opel Corsa)

Klasa 10
1.Lavdat Vllahiu (Golf II)

Divizioni RWD

Klasa 16
1.Adem Marovac (BMW 645)
2.Elvedin Isovic (BMW 520)
3.Denis Cela (Mercedes Benz SL500)

Klasa 14
1.Rakip Rusi (BMW)
2.Alban Cakaj (BMW 32Si)
3.Jahir Maloku (BMW)

Klasa 13
1.Adem Pulaj (Golf III)

Klasa 12
1.Diar Gashi (BMW)

Klasa 11
1.Emin Dobra (BMW)
2.Remzi Halimi (Toyota Supra MK5)

Klasa 10
1.Arton Ajvazi (McLaren)

Divizioni AWD

Klasa 14
1.Irgis Cela (Mercedes E55)

Klasa 12
1.Bashkim Shillova (Audi RS4)
2.Muzafer Beka (Audi A3)
3.Arben Retkoceri (Audi RS6)

Klasa 11
1.Agron Ismajli (Porsche 911)
2.Rifat Dumnica (Mercedes)
3.Hafiz Mehmeti (Porsche)

Klasa 10
1.Gojart Potera (Audi RS6)
2.Maliq Hazirj (Mercedes E63)
3.Arben Ademi (Porsche 911)

Klasa 9
1.Arif Trolli (Porsche 911)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat