Do të garojë në F1 edhe vitin tjetër

Formula 1

Do të garojë në F1 edhe vitin tjetër

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:41
Do të garojë në F1 edhe vitin tjetër

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel në pistën e SPA, ka ardhur zyrtarizimi se piloti veteran Fernando Alonso do të garojë me makinën franceze Alpine edhe vitin 2022.

Alonso, dy herë kampion bote, do të garojë bashkë me shokun e tij të skuadrës Esteban Ocon.

Alonso, 322 gara në Formula 1, 32 fitore dhe 97 podiume, konsiderohet i rëndësishëm në zhvillimin e makinës Alpine për vitin 2022. “Jam i lumtur për konfirmimin, pasi te kjo skuadër jam ndjerë që në fillim si në shtëpinë time. Ky sezon nuk ka qenë shumë i thjeshtë, por kemi treguar progrese”, tha Alonso.

Piloti spanjoll u rikthye këtë vit në Formula 1 pas dy vitesh pushim. “Ne synojmë të tjera paraqitje pozitive pas fitores në Hungari një muaj më parë.

Ne po zhvillojmë më tej makinën dhe viti 2022 është një shans i madh për ne për të dueluar për suksese të tjera në sport”, tha Fernando Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat