Leclerc: SPA pistë e vështirë

Formula 1

Leclerc: SPA pistë e vështirë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:00
Leclerc: SPA pistë e vështirë

Pista belge e SPA ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1 konsiderohet e vështirë për Ferrarin.

Gjithsesi, Charles Leclerc, mendon se mund të befasojë këtu dhe e konsideron “kokëkuqen” si makinën surprizë.

“Kjo është një pistë e vështirë për ne, por këtë vit kemi patur disa fundjava ku kemi befasuar dhe bërë paraqitje të mirë atëherë kur nuk pritej. Shpresoj që kjo fundjavë të jetë sërish e tillë dhe të befasojmë me paraqitjen tonë”, tha Leclerc.

“Kjo është një pistë e gjatë, që pilotët e pëlqejnë shumë. Sidomos i jashtëzakonshëm është sektori i parë, që mund të dhurojë surpriza në kthesat e para. Ndaj, nëse do të na jepet mundësia, do ta shfrytëzojmë atë për të fituar”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat