Alonso: Ishte një ditë e keqe për të gjithë

Formula 1

Alonso: Ishte një ditë e keqe për të gjithë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:09
Alonso: Ishte një ditë e keqe për të gjithë

Piloti spanjoll i Alpine, veterani Fernando Alonso, e ka quajtur qesharake menaxhimin e garës së fundit të Formula 1, të zhvilluar në Belgjikë.

Sipas tij, pikët që u dhanë në këtë garë ishin si një “dhuratë” për pilotët, ndërkohë që u zhvilluan vetëm 3 xhiro për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Ishte një ditë e keqe për të gjithë, por për disa nga kolegët e mi ishte një Krishtlindje e parakohshme, pasi iu dhanë disa dhurata.

Ne nuk garuam, ata thjesht mbajtën pozicionet që kishin dhe morën pikë. Një situatë skandaloze, pasi unë që isha i 11-ti nuk pata mundësinë të dueloj”, tha Fernando Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat