Hamilton provokon

Formula 1

Hamilton provokon

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:07
Hamilton provokon

Pavarësisht se do të garojë në shtëpinë e Max Verstappen, piloti britanik Lewis Hamilton mendon se mund të dalë fitues sot nga gara e Çmimit të Madh të Holandës që zhvillohet në pistën e Zandvoort.

7 herë kampioni i botës , pak orë para garës, u shpreh se strategjia që do të ndjekë Mercedes mund të bëjë diferencën dh eta nxjerrë atë fitues.

“Provat zyrtare treguan se jemi pranë, ndërkohë që sot në garë do të duelojmë fort që në start. Kam pranë edhe Valtteri, që do të na japë një dorë për të fituar terren ndaj Max.

Pra, jemi 2 kundër 1”, tha Hamilton, që u rendit i dyti në provat zyrtare, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, i treti. Ndërsa shoku i skuadrës i Verstappen, do të jetë në vendet e fundit.

“Fakti që kemi dy makina përpara na ndihmon dhe tregon se jemi të shpejtë. Pista nuk lejon shumë parakalime, por strategjia do të luajë rol të rëndësishëm. Pista është e jashtëzakonshme”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat