Verstappen: Jo më gabime

Formula 1

Verstappen: Jo më gabime

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:45
Verstappen: Jo më gabime

Pasi triumfoi në pistën e shtëpisë (në pistën e Zandvoort) dhe mori kreun e renditjes botërore, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen ka një objektiv të qartë: Ta ruajë kreun deri në fund të sezonit dhe të mos përsëritë gabimet e korrikut, ku në dy gara humbi gjithçka.

“Triumfi në Zandvoort na riktheu në krye të renditjes dhe ky është një lajm i mirë. Nuk ishte e lehtë, pasi dy makina Mercedes, që përdorën strategji të ndryshme për të marrë kreun, janë gjithnjë të rrezikshme. Ndaj, duhet kujdes deri në fund të sezonit”, tha Verstappen.

“Tani do të garojmë në një pistë të shpejtë, si Monza, ku nuk ka favoritë, pasi Mercedes është e shpejtë. Duhet kujdes në pjesën e mbetur të sezonit, që të mos gabojmë më si na ndodhi dy muaj më parë, kur humbëm gjithë avantazhin që kishim edhe pse jo për fajin tonë”, tha holandezi.

“Duhet të tregohemi cinikë, të përfitojmë nga mundësitë që krijon çdo garë dhe të evitojmë përplasjet, që të mos humbasim më pikë. Më vjen mirë që kam një makinë Red Bull kaq të shpejtë, që të jep mundësi të duelosh për fitore”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat