Ferrari pa pretendime në garën e shtëpisë

Formula 1

Ferrari pa pretendime në garën e shtëpisë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:59
Ferrari pa pretendime në garën e shtëpisë

Këtë fundjavë, Botërori i Formula 1 do të transferohet në pistën e Monza, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë.

Një pistë legjendare dhe shumë e shpejtë, më e shpejta e botërorit, ku Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit shprehet se nuk ka shumë pretendime.

“Këtë sezon e rëndësishme për ne është të fokusohemi te puna jonë për rritjen e nivelit të makinës. Monza nuk është një pistë e favorshme për ne, pasi ka pjesë të drejta të gjata dhe ne çalojmë shumë në këtë drejtim. Ne do të përpiqemi të kemi një makinë sa më të mirë”, tha Binotto.

“Për fat të mirë ka edhe pjesë ku frenohet shumë dhe drejtimi i pistës ndryshon menjëherë, çka mund të na favorizojë.

Do të jetë një garë ku duhet të marrim më të mirën e mundshme. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat edhe ditën e shtunë në garën “sprint”, për të qenë gati për ditën e diel”, u shpreh Binotto.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat