Bottas befason

Formula 1

Bottas befason

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:32
Bottas befason

Valtteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Monza, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Ai dha kohën 1’19”555, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

“Pole” i siguruar në momentet e fundit.

Këta dy pilotë do ta nisin të shtunën nga vija e parë e startit garën “sprint” 100 kilometra, që do të aplikohet për herë të dytë këtë sezon (debutoi në Silverstone). Rezultati i kësaj gare “sprint” do të zyrtarizojë edhe renditjen e pilotëve për startin e garës së ditës së diel.

Për sa i përket rezultatit të pilotëve të tjerë në provat e sotme zyrtare, i treti u rendit Max Verstappen me Red Bull, që la pas dy makinat McLaren të Norris e Ricciardo. Në vendet 7-8 u klasifikuan dy pilotët Ferrari me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat