Arjeta përgatitet për sfidën në Portugali: Urojë të kthehemi triumfues të gjithë garuesit

Formula 1

Arjeta përgatitet për sfidën në Portugali: Urojë të kthehemi triumfues të gjithë garuesit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:39
Arjeta përgatitet për sfidën në Portugali: Urojë të kthehemi triumfues të gjithë garuesit

Arjeta Rysha, prej garueseve më të mira në Kosovë në sportin e automobilizmit, po përgatitet për sfidën e madhe në Portugali, që do të mbahet me 8 – 10 tetor.

Një sfidë e re për Arjetën që beson e shpreson se do të arrijë sukses në garën FIA Hill Climb Masters.

Ajo në asnjë formë nuk iu frikësohet sfidave të mëdha por shpreson se do të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Image

Ku po përgatiteni më shumë dhe sa keni njohuri për këtë garë?

“Bëhet fjalë për garën e nivelit më të lartë botëror në disiplinën malore, që do të mbahet me 8-10 tetor në Braga të Portugalisë, garë e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), e cila tradicionalisht mbahet në çdo dy vite.

Tani po përgatitemi me dokumentacionet e nevojshme për udhëtim, sa i përket ushtrimeve unë zakonisht ushtroj në karting dhe me veturën time civile”, thotë Arjeta për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Arjeta më tej tha se çdo garë rreziqet e veta.

“Secila garë me pistën e vet i ka rreziqet e veta, duhet normal koncentrim më i madh, disiplinë dhe teknikë. Është një garë mjaft emocionuese dhe njëherit priviligjuese si garuese dhe përfaqësuese e shtetit të Kosovës. 

Shpresoj dhe urojë të kthehemi triumfues të gjithë garuesit e kombëtares tonë”, shpreh optimizmin Arjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat