Raikkonen mposht koronavirusin, gati rikthimi në pistë

Formula 1

Raikkonen mposht koronavirusin, gati rikthimi në pistë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:57
Raikkonen mposht koronavirusin, gati rikthimi në pistë

Kimi Raikkonen gati për t’u kthyer në pistë. Veterani finlandez mposhti virusin Covid – 19 dhe tashmë është i gatshëm për të garuar përsëri.

Piloti më i madh në moshë nga pjesëmarrësit e botërorit të Formulës 1 tani është në dispozicion të skuadrës zvicerane Alfa Romeo Racing për etapën e radhës, që do të mbahet fundjavën përmbyllëse të këtij muaji në Rusi.

Piloti skandinav do të festojë 42-vjetorin pas pesë javësh dhe kampioni i botës i vitit 2007 me Skuadrën Ferrari ka deklaruar prej kohësh se ky do të jetë sezoni i fundit për të në Formula 1.

Fitoren e fundit në këtë kampionat Raikkonen e ka regjistruar në vitin 2018, kur drejtonte një Ferrari dhe ishte shok skuadre me pilotin gjerman Sebastian Vettel te ekipi nga Maranello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat