Kalenderi optimist, por i matur

Formula 1

Kalenderi optimist, por i matur

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:30
Kalenderi optimist, por i matur

Liridon Kalenderi pa dyshim është njëri nga garuesit më atraktivë në automobilizmin e Kosovës. Cilësitë e tij si vozitës, por edhe makina e tij Mitsubishi EVO 9, bëjnë që çdo paraqitje e tij të pritet me interesim të madh, e rrjedhimisht edhe pritjet për rezultate kulmore janë të mëdha.

Pritjet janë të tilla edhe për garën e madhe ndërkombëtare FIA Hill Climb Masters, e cila nga 08-10 tetor mbahet në Braga të Portugalisë.

E dimë të gjithë për çfarë gare bëhet fjalë. Konkurrenca është shumë e madhe, por pikërisht garat e tilla janë sfida për të cilët jetojnë sportistët. Në Braga shkoj me synimin për të arritur rezultat të mirë, pse jo edhe të kthehem me një trofe”, ka thënë Kalenderi.

Pavarësisht faktit se është ndër garuesit më të përgatitur, por edhe i kompletuar në aspektin teknik, ai nuk dëshiron t’i lë asgjë rastit dhe dëshiron që t’i finalizojë gjërat deri në detaje.

“Fillimisht unë i kam vetes qëllim për të menaxhuar veten në aspektin emocional në mënyrën më të mirë të mundshme dhe garës t’i hyj me qetësinë më të madhe. Pra, nuk do të rrezikoj, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta jap maksimumin. Ndërkohë, makinën do ta dërgojë në Hungari për t’i përmirësuar disa detaje në aspektin teknik dhe shpresoj që gjithçka të jetë ashtu siç duhet”, është shprehur Kalenderi.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në një garë të karakterit të tillë. Hera e parë ishte pjesëmarrja e vitit 2018 në Gubbio të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat