Domenicali: Kemi oferta nga Afrika

Formula 1

Domenicali: Kemi oferta nga Afrika

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:47
Domenicali: Kemi oferta nga Afrika

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, ka rrëfyer se vitin tjetër kalendari i garave mund të ketë surpriza e risi të ndryshme.

Në një intervistë për “Bild”, ai ka treguar se ka oferta nga mjaft shtete të botës për të zhvilluar gara.

“Kemi oferta nga Afrika dhe kjo është një surprizë. Oferta nga Maroku dhe Afrika e Jugut, që kanë pista të gatshme”, tha Domenicali, që ka befasuar me emrat e këtyre dy shteteve. Në Afrikën e Jugut nuk zhvillohet një garë që prej vitit 1993.

Kërkesa ka edhe nga Azia, me Korenë e Jugut që synon të rikthehet në kalendarin e garave.

Objektivi ynë është të kemi një kalendar me 23 gara, ku një e treta e tyre të zhvillohet në Europë, ndërsa pjesa tjetër e garave në gjithë botën”, tha Domenicali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat