Wolff: Nuk kam thënë kurrë se ishte vetëm faji i Verstappenit

Formula 1

Wolff: Nuk kam thënë kurrë se ishte vetëm faji i Verstappenit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:36
Wolff: Nuk kam thënë kurrë se ishte vetëm faji i Verstappenit

Drejtorti sportiv i Mercedes, Toto Wolff, pasi ka riparë disa herë pamjte e aksidentit mes Lewis Hamilton e Max Verstappen në garën e Monza, i është rikthyer këtij argument. Ai pohon se të dy pilotët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në pistë.

Nuk kam thënë kurrë se ishte vetëm faji i Verstappen dhe se ai ishte përgjegjësi i vetëm për atë aksident. Mund të them se ai aksident ishte një “faull taktik” nga ana e pilotit të Red Bull. Një gjë është e qartë, se të dy pilotët duhet t’i lënë hapësira njëri-tjetrit”, tha Toto Wolff.

“Të dy garojnë për fitore dhe për titullin, pork y nuk ishte rasti që ata të bënin këtë aksident.

Pilotët duhet të kuptojnë se këto aksidente mund të lënë pasoja. Për fat të mirë, “halo” shpëtoi Hamilton, pasi ai mund të kishte patur pasoja të rënda”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat