Verstappen: Sochi, pistë ideale për parakalime

Formula 1

Verstappen: Sochi, pistë ideale për parakalime

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:06
Verstappen: Sochi, pistë ideale për parakalime

Max Verstappen u penalizua me 3 pozicione për garën e radhës të Formula 1, atë që zhvillohet në pistën e Sochi, pas aksidentit që pati 10 ditë më parë në garën e Monza me Lewis Hamilton. Komisarët e konsideruan pilotin holandez të Red Bull fajtor për atë aksident, që i nxori të dy pilotët jashtë piste.

Ky fakt nuk e shqetëson shumë Verstappen, që në prag të garës ruse shprehet:

“Mendoj se pista e Sochi është e përshtatshme për të kryer parakalime. Kjo mund të na ndihmojë për të rikuperuar sa më shpejt vendet që do të humbasim pas provave zyrtare dhe duelojmë për fitore”.

Ka gjasa që në këtë pistë, makina Red Bull e Verstappen të aplikojë edhe motorin e katërt, çka do të thotë penalizim tjetër për holandezin, që mund ta nisë garën nga vendi i fundit.

“Nuk kemi vendosur ende për këtë gjë, do të shohim situatën dhe vendosim ditët në vijim”, tha Verstappen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat