Schumacher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër

Formula 1

Schumacher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:42
Schumacher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër

Mick Schumacher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër. Piloti i ri gjerman është konfirmuar te makina amerikane Haas edhe për vitin 2022 ashtu sikurse edhe shoku i tij i skuadrës, rusi Nikita Mazepin.

Marrëveshja është arritur edhe në bashkëpunim me Ferrarin, pasi Mick është pilot i akademisë Ferrari. Makina Haas ka zyrtarizuar sot marrëveshjen, duke i dhënë kështu mundësi pilotit të ri gjerman të vijojë të garojë në Formula 1.

“Të jem mes 20 pilotëve që garojnë në Formula 1 është një ëndërr dhe tani që rikonfirmohem jam shumë i lumtur. Viti i parë ka qenë emocionues dhe kam mësuar shumë.

Jam i sigurt se përvoja e fituar do më vlejë për sezonin e ardhshëm”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat