Mercedes me strategji të re kundër Verstapenit

Formula 1

Mercedes me strategji të re kundër Verstapenit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:29
Mercedes me strategji të re kundër Verstapenit

Piloti i Mercedesit, Valteri Botas, garën për Çmimin e Madh të Rusisë, do të nis nga pozita e 17-të, pasi që bëri ndryshime në motorin e makinës.

Për arsye të njëjtë, piloti finlandez nisi garën nga pozita e fundit edhe në Moncë, edhe pse ishte më i shpejtë në testet zyrtare.

Mediat britanike raportojnë se Mercedesi është vendosur që të bëj një ndryshim të tillë, për të penguar liderin aktual, Maks Verstapen, që niset nga pozita e fundit.

Skuadra gjermane me këtë lëvizje do të vështirësojë depërtimin e Verstapenit drejt kreut të renditjes, në të cilën, Luis Hamilton me makinën Mercedes është favorit për të marë vendin e parë, edhe pse britaniku nis garën nga pozita e katërt.

Kujtojmë se Verstapen ka 5 pikë epërsi ndaj Hamiltonit, para Garës për Çmimin e Madh të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat