Hamilton: Dëgjoja tifozët e Ferrarit që më thonin të vija te kjo makinë

Formula 1

Hamilton: Dëgjoja tifozët e Ferrarit që më thonin të vija te kjo makinë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:48
Hamilton: Dëgjoja tifozët e Ferrarit që më thonin të vija te kjo makinë

Lewis Hamilton arriti ditën e diel në Sochi kuotën e 100 fitoreve në Formula 1, një rezultat që asnjë pilot tjetër nuk e ka arritur më parë. Karriera e pilotit britanik është e lidhur me markën Mercedes.

Fillimisht Hamilton ka pilotuar makinën McLaren-Mercedes (6 sezonet e para) dhe më pas me Mercedes, një bashkëpunim që do të vijojë të paktën deri në vitin 2023, kur përfundon kontrata.

Ai nuk ka provuar asnjë makinë tjetër, përfshi edhe Ferrarin edhe pse ndër vite është përfolur për një kalim të tij të “kokëkuqja”.

“Për vite me radhë, kur garoja në Monza, dëgjoja tifozët e Ferrarit që më thonin të vija te kjo makinë”, thotë Hamilton.

“Kjo frazë më ngrohte zemrën, ndaj nuk e kuptoj se përse nuk kam pilotuar kurrë një Ferrari në gjithë këto vite. Për çdo pilot është një ëndërr të pilotojë një Ferrari në Formula 1, një arritje e madhe. Ndaj, nuk do ta mësoj kurrë se përse kjo gjë nuk ndodhi me mua”, shprehet Hamilton.

“Në shtëpi kam disa makina Ferrari, por jo një makinë të Formula 1, të cilën nuk do ta pilotoj dot kurrë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat