Katar hyn në kalendarin e Formula 1

Formula 1

Katar hyn në kalendarin e Formula 1

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:29
Katar hyn në kalendarin e Formula 1

Kalendari i garave të Formula 1 ka pësuar sot një tjetër ndryshim.

Më 21 nëntor do të garohet në pistën e Losail, në Katar, për herë të parë një garë e Formula 1. Kjo pistë do të zërë vendin e garës së Melburn (Australi), ku edhe këtë vit nuk do të zhvillohet asnjë garë.

Gara e Melburn u shty nga marsi në nëntor, por as në këtë muaj kjo garë nuk do të zhvillohet.

Një muaj më parë Formula 1 e kishte lënë bosh vendin se ku do të zhvillohej gara e 21 nëntorit. Sot ka ardhur zyrtarizimi se kjo garë do të zhvillohet në Katar, pista e Losail, që zakonisht përdoret për garat e MotoGP.

Kështu, ky sezon i Formula 1 do të ketë tri gara radhazi në Lindjen e Mesme: Katar (21 nëntor), Jedda (5 dhjetor) dhe Abu Dhabi (12 dhjetor), ku dhe do të mbyllet botërori. Jo vetëm kaq, por Katari ka arritur një marrëveshje me Formula 1 për të zhvilluar në pistën e Losail gara për 10 vite me radhë, duke nisur nga vitit 2023 (vitin tjetër është botërori i futbollit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat