Djali i legjendës zbulon gjendjen e Schumacherit

Formula 1

Djali i legjendës zbulon gjendjen e Schumacherit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:01
Schumacher nuk ka vdekur: Djali i legjendës zbulon gjendjen e kampionit gjerman

Po afrohet tetëvjetori i aksidentit tragjik të shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, për të cilin u bë edhe një dokumentar.

Që prej momentin të aksidentit, familja po e ruan privatësinë e Schumacherit, dhe tani Pierrot Ferrari, djali i legjendarit Enzo Ferrari ka zbuluar detaje për gjendjen e gjermanit.

'Më pëlqen t’i kujtoj ditët kur Michael ishte në pistë. Ishte njeri i thjeshtë, i ndershëm dhe i drejtë. Kemi biseduar shumë me të”, tha ai.

“Michael nuk ka vdekur, ai është ende me ne, por nuk mund të komunikojë”, shtoi Ferrari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat