Të dielën në Sllatinë mbahet Drag Race IV

Formula 1

Të dielën në Sllatinë mbahet Drag Race IV

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 23:27
Të dielën në Sllatinë mbahet Drag Race IV

Të dielën, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara në Drag Race, e katërta dhe e fundit për këtë vit në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i ka bërë përgatitjet e duhura që edhe kjo garë të ketë rrjedhë dhe përfundim sa më të mirë.

Paraqitja në garë bëhet të dielën nga ora 07:30-09:00, ndërsa gjatë kësaj kohe bëhet edhe pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave.

Nga ora 10:00-10:30 janë lëshimet e lira për të vazhduar më pas me brifingun me garues dhe dy vozitjet kualifikuese.

15 minuta pas përfundimit të tyre nis gara zyrtare.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të asistojnë në garë për çdo eventualitet.

Për shkak të masave anti Covid, gara do të zhvillohet pa praninë e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat