Villeneuve: Hamilton ka treguar më shumë dobës

Formula 1

Villeneuve: Hamilton ka treguar më shumë dobës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:19
Villeneuve: Hamilton ka treguar më shumë dobës

Ish-piloti kanadez Jacques Villeneuve, kampion bote në Formula 1 në vitin 1997 me Williams, ka komentuar duelin në pistë mes Max Verstappen (Red Bull) e Lewis Hamilton (Mercedes). Ai shprehet se talenti holandez është më superior se veteran britanik.

“Verstappen është më superior këtë sezon, pasi nuk ka bërë shumë gabime dhe gjithnjë ka qenë në sulm.

Në të kundërt, Hamilton ka treguar më shumë dobësi, ashtu sikurse edhe makina Mercedes, që ka qenë më dobët se Red Bull”, tha Villeneuve.

“Lewis e ka patur të lehtë këto vite të dominojë, por tani është zgjuar dhe po duelon.

Gjithsesi, ai mbetet një fenomen në pistë. Mendoj se dy pilotët do të duelojnë deri në fund për titullin, duke tejkaluar limitet e tyre dhe të makinave që pilotojnë”, tha Villeneuve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat