Red Bull ndryshon ngjyrë

Formula 1

Red Bull ndryshon ngjyrë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:01
Red Bull ndryshon ngjyrë

Në garën e radhës të Formula 1, atë që zhvillohet këtë të diel në Stamboll (Turqi), makina Red Bull do të ketë një njëvendëshe krejt ndryshe nga ajo që shohim zakonisht.

Makina austriake do të jetë gati tërësisht e bardhë. Kjo për të festuar bashkëpunimin me Honda, që në vitin 1965, korri suksesin e parë në Formula 1, në Meksikë (Red Bull përdor motorin Honda në gara).

Kështu, si Max Verstappen ashtu dhe Sergio Perez do të ketë një makinë të bardhë për të pilotuar këtë fundjavë. Nuk do të mungojë as ngjyra e kuqe, që zakonisht dominon makinën Red Bull.

Me këtë “makinë të re”, Max Verstappen do të kërkojë fitoren në Turqi, për të rimarrë kreun e renditjes.

Ndryshime në dizajn do të ketë edhe makina Alpha Tauri, makina satelit e Red Bull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat