Valon Jaha e Faton Rama të kënaqur që do ta përfaqësojnë Kosovën

Formula 1

Valon Jaha e Faton Rama të kënaqur që do ta përfaqësojnë Kosovën

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:14
Valon Jaha e Faton Rama të kënaqur që do ta përfaqësojnë Kosovën

Valon Jaha dhe Faton Ram janë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës në garën e madhe në disiplinën malore FIA HillClimbMasters, e cila prej 08 -10 tetor mbahet në Braga të Portugalisë.

Dy garuesit tanë janë shprehur të kënaqur që do ta përfaqësojnë Kosovën në një garë kaq prestigjioze, ndërsa shpresojnë që edhe rezultatet të jenë të mira.

“Fillimisht dua të them se për mua është nder që do të jem pjesë e ekipit që e përfaqëson Kosovën në këtë garë.

Image

Bëhet fjalë për një garë shumë të madhe, në të cilën dihet që konkurrenca është e madhe, por unë do ta jap maksimumin dhe shpresoj që edhe rezultati do të jetë i mirë”, ka thënë Valon Jaha, duke shtuar:

“E dimë që në Braga do të jetë sfidë serioze për ne, por pikërisht garat e tilla janë ato për të cilat jetojmë ne që merremi me sportin e automobilizmit”.

Image

I privilegjuar ndihet edhe Faton Rama, i cili po ashtu thekson se Braga është një sfidë e madhe.

“Ndihem i privilegjuar që jam përzgjedhur të jem pjesë e ekipit të Kosovës për këtë garë. Na pret një sfidë shumë serioze, në të cilën ne do ta japim më të mirën nga ana jonë. Edhe veturën e kam në gjendje të mirë dhe besoj që gjithçka do të shkojë sipas planit”, është shprehur Rama.

Përveç tyre, Kosovën në Braga do ta përfaqësojnë edhe Arjeta Rysha, Mimoza Jetullahu, LiridonKalenderi, Bardhyl Canolli, e Gazmend Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat