Hamilton më i shpejti në Turqi

Formula 1

Hamilton më i shpejti në Turqi

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:29
Hamilton më i shpejti në Turqi

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka qenë më i shpejti sot pasdite në pistën e Stamboll, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Turqisë. 7 herë kampioni i botës dha kohën 1’22”868, duke vendosur edhe rekord të pistës.

Gjithsesi, Hamilton do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 11-të, pas penalizimit me 10 pozicione për shkak se ka ndërruar disa pjesë të motorit.

Të tij. Për pasoja, nga vija e parë nesër do ta nisin garën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull).

Ata u klasifikuan sot në vendet 2-3, por përfituan nga një pozicion pas penalizimit të britanikut. Ndaj, për Bottas vjen një “pole position” i dhuruar. I katërti u rendit Charles Leclerc me Ferrari (niset i treti), ndërsa shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, do ta nisë garën nga vendi i fundit (ndërroi motorin).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat