Hamilton thellon rekordin

Formula 1

Hamilton thellon rekordin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:10
Hamilton thellon rekordin

Lewis Hamilton thyen sërish rekordin e pistës së Stambollit (1.22.868), por (për shkak të zëvendësimit të motorit) nga vija e parë parë në Çmimin e Madh të Turqisë do të niset shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, dhe rivali i tij në garën për titull, Max Verstappen, që regjistruan kohën e dytë dhje të tretë më të mirë në provat zyrtare.

Në rreshtin e dytë do të jenë piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, dhe Pierre Gasly me Alpha Tauri. Hamilton do të niset nga rreshti i gjashtë.

Misioni i kryer për Mercedes, por Red Bull nuk bën përjashtim. Në fakt, Hamilton e kalon në plan të dytë penalizimin që ka marrë me rekordin e pistës.

Shoku i tij i skuadrës, Bottas, do të ketë për detyrë të mbajë pas për një kohë sa më të gjatë Max Verstappen në fazën fillestare të garës, për t’i dhënë mundësi Hamiltonit që të fitojë pozicione për të tentuar më pas suksesin.

“Taktikat” e mëparshme të Valtterit, në favor të Lewisit, nuk kanë qenë fort efektive, por në këtë rast objektivi i Mercedesit përkon me atë të Bottasit, për të synuar shkallën më të lartë të podiumit, për aq kohë sa Hamilton nuk do të jetë menjëherë pas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat