Lë pas problemet

Formula 1

Lë pas problemet

Më: 30 maj 2017 Në ora: 16:29
Valentino Rossi

Valentino Rossi është mirë dhe të enjten do të jetë me shumë gjasa në Mugello aty ku do të zhvillojë vizitat mjekësore. Situata e Doktorit pas atij aksidenti në garat motorcros, është përmirësuar ndjeshëm, dhe nuk parashikohet të ketë probleme për Rossin, i cili do të zbresë rregullisht në pistë në Çmimin e Madh të Italisë. Gjithcka do të kuptohet më mirë pas provave të para të lira që do të zhvillohen të Premten, por mundësitë që 9-herë kampioni i Botës të garojë në Mugello janë të mëdha.

Doktori po pushon prej disa ditësh dhe tani ndihet shumë më mirë dhe duket se i ka lënë pas problemet në gjoks. 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për 38-vjecarin italian i cili po rifiton pak nga pak gjëndjen e tij më të mirë fizike në mënyrë që në Mugello të garojë normalisht pasi mungesa e tij në pistën e shtëpisë do të bënte që Rossi të humbte terren ndaj rivalëve në garën për titull. Pas 5 garave të para, klasfikimi i përgjithshëm i kampionatit Botëror të Moto Gp, kryesohet nga Maverick Vinales me 85 pikë i ndjekur nga Dani Pedrosa me 68 dhe Valentino Rossi me 62 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat