Të gatshëm për garën e madhe

Formula 1

Të gatshëm për garën e madhe

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 11:48
Valentino Rossi

Të dielën zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP (ora 13:00), një garë ku Valentino Rossi shpreson dhe synon të rikthehet te fitorja. Për t’ia dalë mbanë, piloti italian do të ketë në dispozicion një telajo të re, e cila shpreson ta ndihmojë për të arritur fitoren e parë sezonale.

“Pas testeve në Montmelo, ndjesia ishte pozitive dhe duket sikur motori është më i lehtë dhe më i rehatshëm për t’u pilotuar. Duhet të shohim se si do të përshtatet telajo e re në këtë pistë, pasi është ndryshe nga të tjerat. Duhet të kuptojmë nëse kemi bërë një hap përpara apo jo”, tha Rossi.

 Pista e Assen historikisht ka qenë në favor të motorit Yamaha, që përshtatet mirë, ndaj piloti italian synon një vend në podium. “Këtë vit kemi vuajtur shumë, madje edhe në pista që janë në favorin tonë. Shpresojmë që kjo fundjavë të jetë pozitive. Sot do ta provojmë ndryshimet në teste, që në garë të jemi gati”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat