Dështon Ferrari, ja çfarë i ndodhi Raikkonenit

Formula 1

Dështon Ferrari, ja çfarë i ndodhi Raikkonenit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:02
Kimi Rakikkonen

Ferrari ende nuk e ka rimarr vetën që nga aksidenti i pësuar javë më parë në Çmimin e Madh të Singaporit.

Piloti i “Kokëkuqes”, Kimi Rakikkonen është tërhequr nga gara për Çmimin e Madh të Malajzisë, për shkak të problemeve me motor.

Ai kishte arritur një kohë të mirë, duke u reshtuar në vendin e dytë mbrapa Hamiltonit, por kjo garë për të mori fund ende pa filluar.

Lajm i keq për Ferrarin, është edhe nisja e Sebastian Vettel nga pozita e fundit. Kujtojmë se gara ka filluar nga ora 9:00 e mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat