Marquez: Gabimi më i vogël mund të na ndëshkojë

Formula 1

Marquez: Gabimi më i vogël mund të na ndëshkojë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 17:01
Pamje nga një garë

Piloti Marc Marquez është gati për ndalesën e Motegit në MotoGP. Piloti spanjoll i Hondas në prag të garës së radhës të botërorit të Moto Gran Pree ka shpalosur dhe objektivat e tij kur kanë mbetur edhe pak xhiro nga fundi i kësaj ngjarjeje.

“Kanë mbetur dhe katër gara nga fundi i sezonit dhe të gjithë ne do të japim më të mirën tonë. Rivaliteti është i madh dhe çdo gjë është e hapur në garën e titullit kampion. Do të bëj maksimumin tim për të mos humbur kreun”, ka thënë Marquez. “Sezonin e kaluar në Motegi arritëm të fitonim. Sidoqoftë duhet bërë kujdes, pasi dhe gabimi më i vogël mund të na ndëshkojë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat