Jemi gati

Formula 1

Jemi gati

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 19:05
Andrea Doviciozo

Gati për Çmimin e Madh të Japonisë, ndalesa e parë për fazën e përtej oqeanit në MotoGP, me dy garat e tjera që do të zhvillohen në Australi e më pas në Malajzi. Ky takim i Botërorit mund të konkretizojë shpresat e pretendentit Andrea Doviciozo, që aktualisht renditet i dyti në klasifikim në kuotën e 208 pikëve, 16 më pak se sa kryesuesi Marc Marquez me 224.

“Ajo e Motegit është një pistë speciale, e sigurisht që është ndër të preferuarat e mia mbi të gjitha sepse të lejon të bësh frenime shumë të forta. Kam bindjen se do të jemi protagonistë të kësaj piste ku kemi marrë gjithnjë rezultate shumë të mira.  Për sa i takon titullit  mund të them se do të jenë decizive katër garat e ardhshme, në Japoni, Australi, Malajzi dhe Spanjë. Jemi gati, do të japim maksimumin deri në fund”, tha Doviciozo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat