Verstappen vazhdon me Red Bullin

Formula 1

Verstappen vazhdon me Red Bullin

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:51
Max Verstappen

Piloti Max Verstappen vazhdon kontratën me skuadrën e njohur Red Bull. Ajo mes Max Verstappen dhe Red Bull në Formula 1 është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë. Holandezi i talentuar ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën austriake edhe për tri vitet e ardhshme. Verstappen do të qëndrojë te Red Bull deri në përfundim të vitit 2020. Piloti holandez pëlqehej shumë nga Ferrari dhe Mercedes por dy skuadrat që kryesojnë klasifikimin në Formula 1, duhet ta presin edhe për ca vite për ta pasur në gjirin e tyre Max Verstappenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat