Vettel i buzëqeshur: Nuk shqetësohem, makina është e shpejtë

Formula 1

Vettel i buzëqeshur: Nuk shqetësohem, makina është e shpejtë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 00:49
Vettel

Pavarësisht se përfundoi i dyti, në provat e lira të çmimit të madh të Austinit, në SHBA, Sebastian Vettel nuk e ka humbur buzëqeshjen në fytyrë. Piloti gjerman u shfaq mjaft i qetë dhe u shpreh i kënaqur me aq sa kishte mundur të testojë makinën.

“Nuk jam i shqetësuar. Me aq sa pashë mund të them se makina është mjaftueshëm ë shpejtë, për të qenë konkurrues. Do të kërkoj fitoren, me shpresën se edhe fati do të jetë në anën tonë sot”, tha piloti i Ferrarit.

Vettel është në vendin e dytë të renditjes për pilotë, me 59 pikë më pak se Lewis Hamilton, që kryeson, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat