Massa: Hamilton një nga më të mirët

Formula 1

Massa: Hamilton një nga më të mirët

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Massa

Piloti brazilian Felipe Massa ka deklaruar sot se Lewis Hamilton, që 10 ditë më parë fitoi titullin e katërt kampion bote në Formula 1, është një nga pilotët më të miër të historisë së këtij sporti. Madje braziliani e ka vendosur britanikun mes ikonave si Michael Schumacher dhe Ayrton Senna. “Lewis nuk ka asgjë më pak se Senna apo Michael dhe është një legjendë e këtij sporti, një pilot fantastik i historisë së garave të automobilizmit”, tha Massa.

Massa, që do të tërhiqet në fund të këtij sezoni, më tej shtoi: “Duke parë atë që Hamilton ka treguar përgjatë karrierës së tij, është një nga pilotët më të mirë të historisë së Formula 1. Kjo s’ka asnjë dyshim. Për këtë flasin vetë shifrat e tij, rezultatet”, u shpreh piloti brazilian, që do të largohet nga Williams në fund të këtij sezoni. Gara e radhës së këtij Botërori është në Brazil dhe pas dy javësh garohet në Abu Dhabi, dy garat e tij të fundit si pilot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat