Ylli i Formula 1: Ronaldo më i mirë se ‘i jashtëzakonshmi’ Messi

Formula 1

Ylli i Formula 1: Ronaldo më i mirë se ‘i jashtëzakonshmi’ Messi

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:40
Ylli i Formula 1, Fernando Alonso

Ylli i Formula 1, Fernando Alonso ka bërë një konstatim për dy yje, por jo në sportin që ai njihet.

Alonso është përzier pak te futbolli, kur ka bërë një krahasim mes yjeve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Dy herë kampioni i botës, që tash është pjesë e klubit të Madridit, ka thënë se nuk ka asnjë mëdyshje se cili është më i mirë ndër ata të dy, shkruan Goal.

“Cristiano është më i mirë se Messi, po”, ka thënë Alonso.

“Messi ka po ashtu talent të jashtëzakonshëm, por që si një tifoz i Realit, vetëm lojtarët e madrilenë më interesojnë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat