Marquez kampion i ri i botës

Formula 1

Marquez kampion i ri i botës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:41
Marc Marquez

Piloti spanjoll Marc Marquez me Honda është shpallur për të katërtën herë kampion i botës në MotoGP. Piloti i Hondas u rendit në vendin e tretë në garën e zhvilluar në pistën e Valencia, ku edhe rrezikoi të rrëzohej shtatë xhiro nga fundi, por arriti të mbajë në pistë motorin në përfundim të një gare që dhuroi shumë emocione.

Një fat më të keq pati rivali i tij kryesor për titullin kampion, Andrea Dovizioso, që 5 xhiro nga fundi doli jashtë piste, u rrëzua dhe u detyrua të tërhiqej, duke hequr dorë nga titulli. Gara e fundit e Botërorit 2017, u fitua nga spanjolli Dani Pedrosa (Honda), që la pas francezin Johann Zarco (Yamaha).

Kështu Marquez shpallet kampion në Moto GP 2017, me 298 pikë, ose 37 më tepër se ndjekësi më i afërt, italiani Andrea Dovizioso. Ky është titulli i 4-t për pilotin spanjoll, që ndjek Valentino Rossin me 6 të tillë dhe Giacomo Agostinin me 8.

Edhe Honda arrin të fitojë titullin për konstruktorë, duke grumbulluar 356 pikë, kundrejt 321 që mori Yamaha e vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat