Massa: Largohem me kokën lart

Formula 1

Massa: Largohem me kokën lart

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:23
Massa

Piloti Felipe Massa përgatitet për t’i dhënë lamtumirën sportit me atraktiv në botë, Formula 1. Ai mezi e pret garën e fundit që do të mbahet në Abu Dhabi përkatësisht me 26 nëntor dhe të përshëndetet.  “Dua të falënderoj Williams për mundësinë që më dha, për mbështetjen dhe besimin. Kam përjetuar emocione të mëdha si gjatë këtij sezoni ashtu dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, ndaj jam i kënaqur. Largohem me kokën lart nga ky sport, i vetëdijshëm që kam bërë gjithçka. Më vjen keq që nuk arrita ta fitoj një titull kampion në gjithë këto vite, por ky është sporti. Nuk dua të harroj askënd që më ka ndihmuar, ndaj faleminderit të gjithëve”,  ak thënë braziliani Massa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat