Mendon tërheqjen

Formula 1

Mendon tërheqjen

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Hamilton

Një vit pas tërheqjes surprizë nga sporti i garave të automobilizmit i Nico Rosberg, që u largua nga Formula 1 pak ditë pasi u shpall kampion bote për herë të parë në karrierën e tij, mund të përsëritet i njëjti skenar. Ai që ka lëshuar deklaratën bombë është vetë piloti gjerman, që ka rrëfyer se britaniku Lewis Hamilton po mendon tërheqjen nga sporti, pasi është mërzitur nga garimet. “Për mua, Lewis ka nisur të mendojë tërheqjen nga sporti. Së fundi më ka thënë se është mërzitur duke bredhur botën çdo vit dhe nuk ka shumë dëshirë të udhëtojë”, u shpreh Nico Rosberg.

“Sezoni i Formula 1 është bërë i gjatë dhe të qëndrosh për shumë vite me radhë në këtë sport po bëhet e vështirë për të gjithë. Lewis është një shpirt i lirë, që kërkon aventura të reja, ndaj mund të na befasojë sërish”, u shpreh më tej Nico Rosberg. Por a do të ndjekë Hamilton të njëjtën strategji si ish-shoku i tij i skuadrës? Britaniku do të mbushë 33 vjeç më 7 janar, nuk është më i ri, ndërkohë që këtë vit fitoi titullin e 4-t kampion bote. Kontrata e tij me Mercedes skadon në vund të 2018-ës dhe ndoshta e respekton atë, për t’u larguar përfundimisht pas një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat