Formula 1: Befasi në Austri, fiton Verstappen, dështon Mercedesi

Formula 1

Formula 1: Befasi në Austri, fiton Verstappen, dështon Mercedesi

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Max Verstappen me Red Bull-in e tij i ka surprizuar të gjithë, duke triumfuar në Çmimim e Madh të Austrisë në Formula 1.

Piloti holandez zhvilloi një garë të mirë, ndërsa përfitoi edhe nga situatat e krijuar.

Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotët e Ferrari, me Kimi Raikkonen që la pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel.

Në këtë garë ka zhgënjyer Mercedes. Edhe pse një ditë më parë mori pole position, Bottas, u larguar para kohe pas problemeve me makinën, ndërsa Hamilton pati probleme me motorin duke e lënë garën 7 xhiro nga fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat