E gjithë Kosova të jenë në pistë dhe të shfaqin adrenalinën e tyre

Formula 1

E gjithë Kosova të jenë në pistë dhe të shfaqin adrenalinën e tyre

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:36
E gjithë Kosova të jenë në pistë dhe të shfaqin adrenalinën e tyre

Gara e paraparë për fundjavën e kaluar në karting dhe drift, e cila u anulua për shkak të kushteve atmosferike, do të zhvillohet nesër në të njëjtin vend dhe të njëjtën kohë.

Së pari, do të mbahet gara në karting, e dyta për këtë kampionat, ndërsa menjëherë pas përfundimit të saj është gara në disiplinën drift, që pritet të jetë shumë atraktive. Salla e Panaireve në Prishtinë do të jetë vend takimi i të gjithë atyre që dëshirojnë të shohin atraksione automobilistike. Paraqitja në garë për karting fillon në orën 08:30, ndërsa pas procedurave të zakonshme, parashikohet që gara zyrtarisht të fillojë në orën 11:00. Publikimi i rezultateve dhe shpallja e fituesve bëhet 30 minuta pas përfundimit të garës.

Ndërsa, paraqitja për garën në drift fillon në orën 13:00. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë e garës fillon në orën 15:00. Garat organizohen nga Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse. Pjesëmarrës në këtë garë do të jetë edhe Bojan Cvetkovic nga Sak Auto Tjuning Klub.

Risi nga paralajmërimi i javës së kaluar është edhe ftesa që u është bërë klubeve të motoristëve nga e gjithë Kosova që nesër të jenë në pistë dhe të shfaqin adrenalinën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat